Napoli duket se ka nisur nga puna për të gjetur zëvendësuesin e Kim Min-Jae, i cili la kampionët e Italisë për Bajernin e Mynihut, teksa pritet të prezantohet së shpejti.
Siç bëjnë me dije mediat italiane, “axurrët” kanë nisur kontaktet me një futbollist aziatik, kësaj radhe nga Japonia, Ko Itakura.
Ai është pjesë e Borusia Mëshengladbah dhe kjo e fundit kërkon 15 milionë për ta lënë të lirë, teksa Napoli po mundohet të ulë kërkesën.
Nëse palët arrijnë në një akord, atëherë Itakuar mund të bëhet lojtari më i ri i Napolit dhe do të jetë shok reparti me Amir Rrahmanin.