Pas fitores ne hapjen e Serie A, Napoli me petkun e kampionit bind edhe ndaj Sassuolos dhe merr fitoren e dytë radhazi, ndërsa ekipi i Dionisit nga ana tjetër pëson disfatën e dytë radhazi.
Ndeshja e javës së dytë të Seria A mes tyre u mbyll me rezultatin 2-0, me vendasit që zhbllokuan sfidën në minutën e 16’, me Osimhen që realizoi nga pika e bardhë e penalltisë.
Që nga minuta e 52’ Sassuolo luajti me një lojtar më pak, pasi Lopez mori karton të kuq për sjellje jo sportive. Në minutën e 60’ ekipi i Garcia-s fitoi tjetër penallti, por Raspadori nuk ia doli ta çojë topin në portë. Goli i dyte erdhi nga Di Lorenzo, asist Kvara.
Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 2-0 në me Rrahmanin që gëzon në “derbin” ndaj Bajramit.Pas takimit të raundit të dytë, Napoli shkon në kuotën e gjashtë pikëve në vend të dytë, teksa Sassuolo vuan në fund të renditjes me zero pikë.
Lazio e nis si mos me keq sezonin teksa eshtë mundur edhe në ndeshjen e javës së dytë, ku përballë kishte Genoa-n e drejtuar nga Gilardo dhe e sapongjitur ne Serie A. Genoa mer pikët e para të sezonit.
Sfida e luajtur në “Stadio Olimpico” u mbyll me rezultatin 0-1, me Retegui që gjeti rrugën drejt rrjetës dhe kaloi miqtë në avantazh në minutën e 16’.
Skuadra e Sarrit tentoi në disa raste të gjente rrugën drejt rrjetës, por në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 0-1.
Pas javës së dytë të Serie A, Lazio renditet në vend të 18-të me zero pikë, teksa Genoa në vend të 11-të me tre pikë.