Pas turpërimit në mesjavë në Champions League ku u mund 6-2 nga PSV, Napoli ka reaguar në mënyrën më të mirë të mundshme, duke fituar 3-1 ndaj Interit, ndaj rivalit kryesor për titullin në supersfidën e javës së tetë, të luajtur në stadiumin e tejmbushur plot “Diego Armando Maradona”.
Momenti kryesor i pjesws sw parw ishte në minutën e 30-të, ku pati një kontakt në zonë fillimisht mes Mkhitaryan dhe Di Lorenzo-s dhe më pas një ndërhyrje rrëshqitëse nga Acerbi, ndaj kapitenit të Napolit. Arbitri dha penallti, e cila konfirmohet edhe nga VAR.
Kevin De Bruyne tregohet i saktë nga 11 metrat dhe kalon Napolin në avantazh. Pak minuta më pas, De Bruyne është i pafat pasi lë fushën e lojës për shkak dëmtimi. Edhe tek Inter, Mkhitaryan u largua për shkak dëmtimi. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Napoli-n.
Pjesa e dytw ishte vwrtet spektakolare. Në minutën e 53-të, pas një topi të gjatë të marrë nga Leonardo Spinazzola, Scott McTominay shënoi golin e dytë për vendasit me një goditje të fuqishme në kufijtë e zonës së rreptësisë.
Në minutën e 56-të, krosim i Dimarco për Lautaro Martinez, goditja e argjetinasit ndalet me dorë nga Alessandro Buongiorno, arbitri jep penallti. I zakonshmi, Hakan Calhanoglu tregohet i saktë nga 11-metrat. Në minutën e 67-të, Frank Anguissa shënoi golin e tretë për Napolin. Mesfushori kamerunas bëri vetë gjithçka mirë dhe finalizoi në mënyrë perfekte aksionin duke mposhtur Yann Sommer për herë të tretë.
Rezultati përfundimtar 3-1. Inter ndalet pas 4 fitoreve rresht në kampionat, Napoli rikthehet te fitorja dhe vendi i parë në renditje me 18 pikë.
SHIKOGOLAT







