Thursday, February 19, 2026
FAQJA E PARE KRYESORENazmi Gripshi firmos në Rusi, i bashkohet Mirlind Dakut

Nazmi Gripshi firmos në Rusi, i bashkohet Mirlind Dakut

Mesfushori me tipare sulmuese, Nazmi Gripshi, ka bërë një hap të madh në karrierën e tij, duke u transferuar nga Astana në Kazakistan, te klubi i Superligës ruse, Rubin Kazan. 28-vjeçari i lindur në Durrës ka firmosur një kontratë 2.5 vjeçare me Rubin Kazan.

Klubi rus ku luan edhe sulmuesi i Kombëtares, Mirlind Daku, mësohet se ka paguar rreth 500 mijë euro për blerjen e kartonit të Gripshit.

Përveç Astanës në Kazakistan, Gripshi ka luajtur më parë me Ballkanin në Kosovë, si dhe Teutën e Skënderbeun në kampionatin shqiptar. Në vitin e kaluar, mesfushori mori ftesë edhe nga trajneri i Kombëtares, Silvinjo.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments