Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLNdahet nga jeta ish- portieri i kombëtares shqiptare

Ndahet nga jeta ish- portieri i kombëtares shqiptare

Mengjesin e sotem eshte ndare nga jeta ish-portieri i Partizanit dhe i kombetares shqiptare Mikel Janku. Ai kishte disa kohe qe vuante nga nje semundje dhe nuk ka mundur t’i rezistoje dot me duke i dhene lamtumiren familjes se tij dhe te gjithe shokeve dhe miqve.

Ai ka qene nje personalitet i madh, shumë i shquar i sportit shqiptar. Mikel Janku, aviatori, portieri I Kombëtares, kampioni dhe fituesi i kupave me Partizanin, gazetari, opinionisti, ka vdekur në moshën 78-vjeçare.

Ai e nisi karrierën si ushtarak, më pas ai u bë një pilot helikopterri dhe rrethanat politike të kohës bënë që të largohej nga ky profesion dhe vendosi të merrej me futbollin.

Mikel Janku në karrierën e tij ka punuar edhe si gazetar sportiv, ka lindur në Tiranë më 25 tetor 1941.

Ai ka mbrojtur portën e skuadrës së Partizanit dhe të Kombëtares së Shqipërisë në periudhën 1962-1969 dhe 1964-1967.
Gazeta “Shkodra Sport” i shpreh ngushëllimet me të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë botës së futbollit shqiptar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments