Skuadra e tij eshte mundur me rezultatin 1-4 nda Tirana ne ndeshjen e pare çerekfinale te Kupes se Shqiperise, te luajtur sot ne stadiumin e Kamzes, megjithate numri 1 i pankines krutane nuk duket i shqetesuar nga ky rezultat dhe humbja e pesuar.

Trajneri i Kastriotit, Emiliano Çela ka folur për Oversport pas humbjes përballë Tiranës teksa eshte shprehur ne kete menyre:

“E kam thënë edhe më parë, që Kupa nuk është prioriteti ynë. E shfrytëzuam këtë sfidë si në stërvitje të mirë, ku provuam disa skema të reja.

\Më shumë më ka mërzitur dëmtimi i Kodrës sesa rezultati. I uroj suksese Tiranës dhe të vazhdojmë t’u kthehemi objektivave tona, që është mbijetesa në kampionat”, ka thënë Çela.