fida Egnatia dhe Laçi është mbyllur në barazimin pa gola në sfidën e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Pas sfidës foli edhe trajneri i kurbinasve, Gentjan Mezani.

“Kemi bërë një ndeshje të mirë dhe të luftuar, ekipi tregoi agresivitet i dhamë rëndësi të madhe, nuk ka kohë rikuperimi, ne do të analizojmë në vijim për të mirat dhe të këqijat. Më kënaqi loja agresive. Shkurtaj ka luajtur në gjithë këtë periudhë dhe e lash të çlodhet, Guindo më dha sinjale të mira me Erzenin.

Ai ishte shumë mirë sot, ka punuar shumë. Kemi një sulmues që do ta ndihmojë ekipin në vijim, Shkurtaj po luan ndeshje pas ndeshje për 90 minuta. Unë i kam kërkuar ekipit të luajë me pasime të shkurtra. Lojtarët kanë luajtur shumë mirë u përshtatëm me kundërshtarët, një nga gabimet që bëmë ishte dhe lëvizja me topin por do ti rikuperojmë.

Duhet të shohim mangësitë që kemi si ekip, nuk pësuam gol, është rezultat pozitiv, të qëndrojmë me këmbë në tokë. Skuadra s’ka bërë asgjë, ka detyrim të arrijë objektivin sepse kemi lënë shumë pikë në kampionat, duhet të shohim përpara.

Iu bëmë presing, qarkulluam topin, thyem aksionet e tyre, nuk ua dhamë mundësinë për të goditur. Ne patëm raste edhe pse nuk shënuam”, u shpreh ai për “Oversport”.