Sulmuesi dhe kapiteni i Egnatias, Rafael Duamena, ka humbur tragjikisht jetën pas një kolapsi që pësoi në sfidën midis rrogozhinasve dhe Partizanit.
Për këtë arsye, FSHF-ja ka vendosur që të anulojë dhe dy sfidat e tjera të ditës së sotme, Skënderbeu-Teuta dhe Vllaznia-Laçi, gjithashtu dhe ato të nesërmes, Tirana-Kukësi dhe Dinamo-Erzeni.
Pritet një komunikatë e dytë nga ana e Federatës se kur do të luhen këto sfida, madje dhe ajo që u ndërpre mes Egnatias dhe Partizanit.
Sigurisht qe nje vendim i tille ishte mese i drejte duke pare edhe ngjarjen tragjike te ndodhur sot ne ndeshjen e mesiperme. Me shume sesa futbolli i luajtur, vlen respekti ndaj kesaj ngjarje te rende.