Pervjetore te ndryshem, na rikthejne serish tek emra e figura te cilet i kane bere nder Shkodres dhe Shqiperise. Dhe njeri nder ta eshte edhe Gjon Simoni, shumë i spikatur dhe shumë i dashur për të gjithë, padyshim që ka qenë Gjon Simoni. Për 34 vite me rradhë ka punuar si mësues i edukimit fizik në shkolla të ndryshme të Shkodrës.

Por ndërkohë në vitet 1981-1985 ka punuar si përgjegjës i terreneve sportive pranë Klubit Vllaznia. Njëkohësisht për 15 vite me rradhë ka qenë arbitër futbolli i kategorisë së parë, si pjese e Kolegjiumit te arbitrave te Shkodres bashke me emra te tjere si Tahir Kalaci, Xheudet Isufi, Adem Halili, Tef Prela, Emrush Dani, Mark Pashku, Kol Pogu, Genc Agolli, Gezim Voti, Qerim Sulejmani etj.

Por perveçse si arbiter futbolli, Gjon Simoni për 10 vite të tjera ka qenë arbitër çiklizmi po i kategorisë së parë dhe për 10 vite të tjera si arbitër i kategorisë së dytë.

Pas daljes në pension dhe deri në momentin kur ndërroi jetë, Gjon Simoni ka punuar si shitës pranë llotarive sportive. Ka lene pas nje emer shume te mire, nje drejtues i aftes, nje arbiter i ndershem dhe nje mesues shume i dashur per te gjithe nxenesit.

U ndalem sot tek ky personazh sepse perkon me diten e lindjes se tij, 1 korrik 1935. Çka do te thote se ai nese do te ishte gjalle, sot do te festonte 85 vjetorin e lindjes megjithate ai prej disa vitesh nuk eshte me mes nesh, por kjo nuk na pengon ta kujtojme per ate kontribut te madh te dhene ne vite per sportin.
Gjergj KOLA