Kanë nisur edhe lëvizjet për zgjidhjen e ngërçit të krijuara në kampionatin shqiptar të futbollit.

Presidenti i FSHF-së, Armand shkoi në zyrën e kryeministrit Edi Rama. Besohet se në këtë takim u hodhën bazat për një marrëveshje, e cila parashikon rikthimin e policisë në stadiume dhe rifillimin normal të aktiviteteve futbollistike.

Në një tryezë për futbollin që do të zhvillohet të hënën, kryeministri Rama do të dëgjojë shqetësimet e gjithë aktorëve të futbollit.