Paraditen e sotme te gjithe ne kemi mesuar nje lajm te hidhur: ndarjen nga jeta te aktorit te njohur te humorit shkodran dhe atij shqiptar Gezim Kruja.

Gjendja e tij shendetesore kohet e fundit nuk ka qene e mire dhe per rrjedhoje, mjeshtri nuk ia ka dale ta sfidoje me tutje semundjen e tij duke na dhene lamtumiren ne moshen 80 vjeçare.

Ai ka kontribuar per 60 vjet me rradhe ne skenat tona duke u bere nje personazh shume i dashur per te gjithe. Ka shkruar 15 komedi, 10 recitate, 2 libra me monologë gazmor.

Ka interpretuar mbi një mijë role në skeçe të ndryshme dhe ka 52 vite që ushtron profesionin e humoristit. Në vitin 2004 ka marrë titullin “Krenaria e Qytetit”. Në vitin 2005 merr titullin “Naim Frashëri i Artë” dhe në vitin 2010 titullin “Mjeshtër i Madh”.

Por perveçse ne skene, Gezim Kruja ka qene edhe nje tifoz i zjarrte i Vllaznise dhe ka qene ne stadium thuajse ne çdo ndeshje qe ajo luante ne Shkoder.

Gazeta “Shkodra Sport” i shpreh ngushellimet familjes Kruja per humbjen e njeriut te saj te dashur!