Partizani u mund ndeshjen e parë në Kupë nga Besëlidhja me rezultatin 3-0. Një ndeshje negative e kampionëve të vendit që munden nga një skuadër e Kategorisë së Parë.

Siç raporton gazetari Gjergji Stefa në Supersport, Partizani ka prenotuar fushën Internacional në Pezë për të luajtur takimin e kthimit në Kupë ndaj Besëlidhjes.

Sfida e kthimit do të luhet 12 shkurt dhe kampionët nuk kanë zgjedhur stadiumin “Air Albania”, pasi stadiumi “Selmani Stermasi” është i zënë nga Tirana që do të luajë ndeshjen e saj të kthimit ndaj Kastriotit.