Friday, March 13, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENdeshja Egnatia-Vllaznia do të hapë sot javën e 28-të në 'Abissnet Superiore'

Ndeshja Egnatia-Vllaznia do të hapë sot javën e 28-të në ‘Abissnet Superiore’

Shkruar nga Fatos LAMAJ

Fakti që ekipet mbajnë dy vendet e para,bën që kjo sfidë të konsiderohet si një finale e parakohshme për titullin në elitën e futbollit shqiptar.

Dueli do të zhvillohet në stadiumin “Arena Egnatia” duke nisur prej orës 19:00. Në tre fazat e para të këtij sezoni, Vllaznia ka bilanc për t’u admiruar ndaj Egnatias, pavarësisht se këta të fundit vijnë me petkun e kampionit, dy fitore dhe një barazim.

Intreresante është se nëse Egnatia e drejtuar nga Edlir Tetova fiton në shtëpi do të parakalojë apo jo Vllazninë në tabelë, pasi renditja aktuale është 51 pikë për skuadrën e Vllaznisë dhe 49 pikë ka Egnatia.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments