Thursday, January 22, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENdeshja kundër Partizanit, Vllaznia me një objektiv të qartë

Ndeshja kundër Partizanit, Vllaznia me një objektiv të qartë

Shkruar nga Endri ÇINARI

Vllaznia vjen në këtë fundjavë me moral të lartë dhe objektiva të qarta, teksa kërkon fitoren e tretë radhazi në kampionat dhe të katërtën në total për vitin 2026. Kuqeblutë po kalojnë një moment pozitiv, ku rezultatet kanë ardhur në harmoni me paraqitjet, duke e kthyer skuadrën në një pretendente serioze për kreun e renditjes.

Ecuria fituese ka nisur në Kupë, me suksesin minimal 1-0 ndaj Pogradecit, për t’u pasuar më pas nga dy fitore shumë të rëndësishme në Superiore. Triumfi 1-0 kundër Egnatias dhe fitorja e pastër 0-2 në transfertë ndaj Dinamos konfirmuan formën e mirë të ekipit dhe aftësinë për të përballuar ndeshje me peshë të madhe specifike.

Skuadra e drejtuar nga Martini po tregon maturi, qartësi taktike dhe një frymë gare që ka bërë diferencën në këtë fillim viti. Kuqeblutë nuk po lënë më hapësira për gabime dhe po shfaqin një mentalitet fitues, duke synuar vazhdimësinë dhe jo vetëm rezultate sporadike.

Këto suksese kanë bërë që Vllaznia të rikthehet fuqishëm në garë për vendin e parë në renditje. Mposhtja e rivalëve direktë ka rritur besimin brenda grupit dhe ka dërguar një mesazh të qartë për kundërshtarët: shkodranët janë aty dhe nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga beteja për kreun.

Sfida e radhës, megjithatë, nuk është aspak e lehtë. Në “Loro Boriçi” këtë fundjavë vjen Partizani, një kundërshtar tradicionalisht i vështirë dhe gjithmonë i rrezikshëm. Një ndeshje delikate, që kërkon përqendrim maksimal dhe respekt për një ekip që nuk duhet nënvlerësuar në asnjë moment.

Pavarësisht kësaj, për 9 herë kampionët e vendit ka vetëm një synim: fitoren dhe marrjen e tre pikëve të radhës. Objektivi është i qartë, realizimi i një “triplete” suksesesh në Superiore dhe vazhdimi i marshimit drejt kreut të klasifikimit.
Me mbështetjen e tifozëve dhe me formën aktuale që po shfaq, Vllaznia ka të gjitha mundësitë për t’a kthyer këtë ndeshje në një tjetër hap të rëndësishëm drejt ambicieve të saj madhore për sezonin.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments