Kastrioti mbylli 2017 në mënyrën më të mirë të mundshme, ne krye të renditjes në Grupin A. Për Supersport foli numri një i stolit të krutanëve, Samuel Nikaj, i cili bën një përmbledhje punës që po zhvillon skuadra në këtë fazë përgatitore. Gjithashtu ai vë theksin dhe tek nevoja që ka ekipi për përforcime. Sidoqoftë, edhe në rast se nuk do të ketë ndërhyrje, tekniku është i kënaqur me organikën që ka.

Synimi i klubit është që sezonin e ardhshëm te jetë pjesë e Superiores dhe një objektiv i tillë, sipas trajnerit, është i mundshëm nëse skaudra jep maksimumin.
Xhunejt Cutra një prej elementëve më të rëndësishëm në radhët e Kastriotit shprehet i kënaqur për fazën përgatitore dhe me plot besim se ekipi sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e më të mirëve të futbollit shqiptar.