Vllaznia dhe Laçi luajnë më 31 maj ora 19:00 në stadiumin “Arena Kombëtare”, finalen e Kupës së Shqipërisë. Ky takim është më i rëndëishmi i sezonit për shkodranët, pasi jo vetëm mund të fitojnë Kupën e Shqipërisë, por dhe sigurojnë pjesëmarrjen në kupat e Europës.

Me një postim në rrjetet sociale, faqja e Vllaznisë ka postuar foto nga finalja e vjetshme e fituar me Skënderbeun. Më tej ata pyesin tifozët nëse janë gati.

“Tifozë. A jeni gati për finalen e dytë radhazi?

Forca Vllaznia

Vllaznia – Laçi

31 Maj, 19:00

“Air Albania” Stadium, Tiranë”, shkruhet në postimin e Vllaznisë.