Teksa kanë mbetur pak ditë nga debutimi në kualifikueset e Kampionatit Europian, Shqipëria U-19 po zhvillon përgatitje intensive që prej ditës së enjte. Stafi kuqezi me në krye trajnerin Armando Cungu po zhvillon dy seanca stërvitore në ditë me lojtarët e grumbulluar për këto sfida zyrtare kundër Belgjikës (21 shtator) dhe Spanjës (24 shtator).

Të hënën kuqezinjtë e ekipit U-19 do të udhëtojnë drejt Belgjikës, ku do të vijojnë me përgatitjet në tokën belge, teksa të dyja takimet do të zhvillohen aty. Sot ka dhene nje interviste per fshf.org njeri prej lojtareve te grummbulluar, pikerisht shkodrani Elton Fikaj.

Ai është pjesë e Panathinaikos në Greqi. Në prononcimin e shkurtër për fshf.org, Fikaj vlerëson ekipin kuqezi dhe tregon se në Belgjikë do të shkojnë për fitore.

Si ndihesh që do të përfaqësosh Shqipërinë në kualifikueset e Kampionatit Europian? – Jam shumë i lumtur, edhe pse kam qenë edhe më parë pjesë e Kombëtares.

Si e vlerëson këtë skuadër dhe sa larg mund të arrijë në këto kualifikuese? – Ekipi ynë është shumë i fortë, kemi lojtarë mjaft të mirë dhe besoj se mund të marrim rezultate në Belgjikë. Është e vështirë. Janë dy ekipe të forta dhe ne shkojmë aty për fitore. Do të japim maksimumin.

Synimet për të ardhmen – Dëshira ime është të luaj tek ekipi i parë i Kombëtares, por edhe tek ekipi i parë i skuadrës në Greqi, Panathinaikos.