Vllaznia luan neser ne Durres ndaj Teutes vendase. Kjo ndeshje per Vllaznine eshte jetike por jo vendimtare.
E them jetike sepse nese Vllaznia do arrije te marre rezultat pozitiv do ndikonte ne rritjen e moralit per ndeshjet e ardhshme dhe do i kthente besimin e munguar stafit dhe lojtareve per te dhene gjithcka ne ndeshjet e mbetura te kampionatit.
Nga ana tjeter, them se kjo perballje tejet decizive nuk do mund te konsiderohet si nje perballje vendimtare per arsyen se ndeshja ndaj Teutes nuk eshte ajo qe percakton fatet e kampionatit, perkundrazi ka dhe 14 ndeshje te tjera qe perkthehen ne 42 pike qe jane akoma ne loje dhe ku largesia me ndjekesit me te afert mund te rikuperohet duke arritur rezultate te mira.
Prandaj e kam thene dhe po e rithem serish qe Vllaznia duhet te kete si objektiv te minimizoje lenien e pikeve dhe te mos kete frike kundershtaret ne luften per kuroren e kampionatit edhe pse kampionati me fillim e fazes se 3-te ka hyre ne momente dhe ngjarje mjaft interesante.
Shpresoj qe djemte e ekipit perkunder ndeshjes me Tiranen qe ishin zhgenjim total, kesaj rradhe te tregojne shpirt gare dhe te bejne serish ate lojen e bukur qe kemi pare ne javet e para te kampionatit, me synimin e qarte marrjen e 3 pikeve qe do ishin te domosdoshme.
Andi GJURGJEJ