Festivali i Sanremos është shumë i famshëm në Itali dhe jo vetëm, teksa këtë herë i ftuar special është edhe Zllatan Ibrahimoviç.

Suedezi me siguri do të bëjë që audience e këtij viti të jetë në nivele të larta, megjithatë sulmuesi nuk ia del që të bëjë edhe trajnerin e tij te Milani ta ndjekë nga televizioni.

I pyetur në konferencë për shtyp para ndeshjes me Udinezen, trajneri Stefano Pioli, theksoi se nuk do të ndjekë festivalin, por ndeshjen mes Juventus dhe Spezias se Ardian Ismajlit.

“Sot në mbrëmje do të shoh Juventus-Spezia sepse më pëlqen. Pastaj, Sanremo përfundon shumë vonë dhe unë nuk ia dal dot”, u shpreh Pioli. /VipSport/