Kukësi dhe Teuta janë ndarë në një barazim pa gola në “Kukës Arena”, një rezultat më së shumti i shërbeu vendasve.
Sfida nisi me duele të ashpra në mesfushë, teksa rastet e pastra munguan. Gjërat u bënë më të vështira për verilindorët kur në minutën e 36’ Lala shkaktoi një ndërhyrje të rrezikshme dhe pas ndërhyrjes së VAR-it u ndëshkua me karton të kuq.

Në pjesën e dytë, skuadrat provuan të reagonin, por pa mundur të shkaktonin shkëndija të rrezikshme për portierët.

Kështu Kukësi është larguar disi nga zona e ftohtë duke u ngjitur në vendin e 7-të me 16 pikë, ndërsa Teuta vazhdon të qëndrojë në vendin e fundit me 13 pikë.

Ne kete menyre durrsaket nen drejtimin e Edi Martinit kane “harruar” te fitojne duke kaluar edhe nje moment tjeter te veshtire dhe pa mundur dot te fitoje ndaj kundershtarit ndonese ai luajti per gati 60 minuta me nje lojtar me shume sesa kundershtari.


REZULTATI:

KUKËSI 0-0 TEUTA