Beselidhja e Dritan Smajlit nuk ka nder mend te ndalet. Pasditen e sotme ajo ka fituar me rezultatin e thelle 4-0 ndaj ekpit “Adriatik” dhe kesisoj ka koleksionuar fitoren e tete rradhazi, çka e afron edhe me shume me kreun e renditjes.

Lezhjanet kane pritur sot ne fushen e tyre ekipin e “Adriatik” dhe atyre u kane mjaftuar vetem 45 minuta per ta mbyllur ndeshjen qe regjistroi fitoren e thelle te vendasve me rezultatin 4-0.

Ka qene sulmuesi shkodran Rigers Musaraj ai qe ka zhbllokuar rezultatin qe ne minuten e 5-te, ndersa Redinel Gjikolaj ne te 17-ten do te dyfishonte shifrat. Nga ana tjeter edhe David Marku nuk mund te shenonte edhe ne kete takim teksa e ka bere kete gje ne minuten e 22-te.

Per te mbyllur ndeshjen do te mendonte serish Musaraj qe ne minuten e fundit te pjeses se pare do te shenonte golin e katert dhe te fundit te ndeshjes, si dhe te dytin personal per te ne kete takim.

Perfundimisht 4-0 per Beselidhjen qe ngjitet ne kuoten e 24 pikeve nderkohe qe kryeson renditjen Valbona me nje pike me shume- 25. Duket se keto dy skuadra do jene rivale te forta me njera- tjetren deri ne fund per te nxjerre skuadren qe do te ngjitet nje kategori me lart, por pa lene menjane ketu edhe Ilirine e Fushe- Krujes./SHKODRA-SPORT.COM/

BESELIDHJA- ADRIATIKU 4-0

Musaraj ‘5, ’45, Gjikolaj ’17, D. Marku ’22