Kukësi dhe Teutë nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 0-0 mes tyre në sfidën e luajtur në “Kukës Arena”. Një pikë që nuk i hyn në punë asnjë prej ekipeve, me durrsakët që mbeten në vendin e fundit në klasifikim.

Pas ndeshjes foli Edi Martini. Ky i fundit theksoi se:

“Barazimi? Ne humbëm dy pikë, pasi kishim të gjitha mundësitë dhe rastet. Luajtëm me shpirt, pas daljes me karton të kuq patëm shumë raste dhe menaxhuam siç duhet lojën, por lojtarët kishin ngarkesë psikologjike. Gjithsesi kemi ndeshjen tjetër.

Mungon një lojtar goli? Patjetër që na mungon dhe sigurisht nnë merkato do ta kërkojmë diçka të tillë. Siç shihet në mesfushë kemi eksperiencë dhe ne jemi munduar të bëjmë mirë, por kur gjërat nuk ecin nuk kemi ca bëjmë.

Janë lojtarët shumë të ngarkuar psikologjikisht. Edhe unë jam nën presionin e pikëve, pasi duam t’i fitojmë pikët. Frika dhe paniku ishin prezent dhe donim që këtë sfidë me patjetër të mos e humbisnim”.