Kishin shpresa se diten e djeshme gjerat do te merrnin rrjedhe tjeter dhe nuk do te largoheshin nga Rrogozhina pa pike, por edhe kete here nuk ka ndodhur keshtu. Vllaznia ka pesuar humbjen e rradhes ndaj Egnatias, madje ne shifra te konsiderueshme 0-3.
Per tifozet shkodrane, kjo skuader eshte kthyer vertete ne nje “mace te zeze” per Vllaznine e kete e tregon me se miri bilanci i perballjeve me te ne keto tre sezonet e fundit qe kur ajo eshte rikthyer ne Superiore.
Gazeta “Shkodra Sport” ka nxjerre statistikat e perballjeve ne mes ketyre dy skuadrave dhe na rezulton se bashke me te djeshmen jane luajtur 10 ndeshje ne kampionat. Nga to, Vllaznia ka fituar vetem 1. Sigurisht shume pak per nje skuader si ajo, me e vjetra ne historine e futbollit shqiptar.
Nderkohe jane arritur edhe tre barazime kurse Egnatia ka arritur te fitoje plot 6 ndeshje. Golaverazhi sakaq eshte serish dominues ne favor te rrogozhinasve te cilet kane shenuar 21 here ne porten shkodrane, ndersa keta te fundit vetem 5 here ne porten e Egnatias./SHKODRA-SPORT.COM/