Ardhja e ish- trajnerit te Vllaznise Mirsad Jonuz ne krye te ekipit Liria te Prizrenit, nuk ka sjelle reagimin e kesaj te fundit. Si rrjedhoje diten e djeshme ajo ka pesuar humbjen e rradhes duke u mundur ne fushen e tij me rezultatin e thelle 0-4 nga Gjilani.
Natyrisht qe Jonuz ka vetem pak dite ne krye te kesaj skuadre dhe nuk ka patur kohen e mjaftueshme per t’i ndryshuar gjerat, por tifozet e Lirise nuk kane duruar me.
Ne fund te ndeshjes se djeshme, grupimi i njohur i tifozeve te kesaj skuadre “Arpagjik’t” ka patur nje ballafaqim me futbollistet e skuadres se tyre teksa u kane kerkuar atyre te heqin fanellat sepse sipas tyre, nuk e meritojne ta veshin ate.
Ndonjeri prej lojtareve e ka bere kete veprim duke hequr fanellen, ndersa tifozet kane vijuar edhe me tej duke i kerkuar edhe kapitenit te heqe shiritin ngaqe nuk e meritonte ta mbante.
Nderkohe trajneri Jonuz ka pare situaten nga larg, i pafuqishem per te reaguar, megjithate ne ditet ne vijim do t’i duhet te beje gjithçka te mundet per ta ndryshuar situaten. Pas 16 javesh kampionat, Liria mban vendin e fundit ne renditje me vetem 9 pike te grumbulluara./SHKODRA-SPORT.COM/