Superliga shqiptare e futbollit zhvillon në fundjavë javën e 19-të. Laçi luan në shtëpi me Vllazninë, në një sfidë delikate dhe deçizive për dy skuadrat që janë në zonën e Europës.
Tek Vllaznia do te kete serish mungesa, por edhe ne kampin kundershtar duket se eshte e njejta situate. Trajneri i bardhezinjve, Mirel Josa nuk do ketë në këtë sfidë mesfushorin Julian Shehu.
Lojtari u ndëshkua dje ne ndeshjen me Partizanin me kartonin e katërt të verdhë këtë sezon, duke u detyruar të qëndrojë një javë pushim.
Veç Shehut, Josa do ketë edhe mangësi nga largimi i Lushkjës drejt Sheriff Tiraspol, me Laçin që në një ndeshje delikate do jetë pa dy nga motorët e mesit të fushës.