I ftuar në studion e Star Sport mbrëmë ishte edhe trajneri i Vllaznisë së atletikës, Bruno Rrotani. Ai u ndal tek sukseset e fundit të kuqebluve në kampionatin e atletikës duke kërkuar edhe më tepër vëmendje dhe investime për një disiplinë të tillë sportive.

Ai u shpreh: “Arritëm sërish rezultate të shkëlqyera në kampionat. Duke qenë dominues dhe fitues me kampionë të ndryshëm.

Emra si Çardaku apo Kiri janë të rinj, por janë kampionë dhe e ardhmja e atletikës kombëtare. Patjetër edhe Burraj që tashmë është i konfirmuar për aftësitë e tij.

Tashmë do kemi kampionatin ballkanik në muajin mars ku ne pretendojmë të jemi kampionë me Franko Burrajn. Ku tashmë ligji parashikon edhe shpërblim për fituesit.

Ndaj një sporti dhe sportistëve të tillë duhet një vëmendje më e madhe qoftë nga pushteti lokal apo edhe ai qëndror. Duhen kushte stërvitje optimale që edhe ne të jemi të barabartë me homologët tanë europianë”.
Endri ÇINARI