Shqipëria po fiton një sulmues që shumë shpejt mund të flasin për të edhe klubet më të mëdha në Europë. Armando Broja, po shkëlqen me fanellën e Chelseat në kampionatin anglez ku si me U18, ashtu me U23, ai di vetëm të shënojë.

Pas disa golave të shënuar në javët e fundit, Broja ka realizuar edhe sot ndaj Fulham U18. 18 vjeçari gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 76-të, duke i çuar shifrat në 2-2.

Ky ishte dhe rezultati përfundimtarë i krejt takimit, me skuadrat që ndanë nga një pikë midis tyre. Pa dyshim që goli i sulmuesit shqiptarë ishte me vlerë, pasi me pikën e marrë klubi i Chelseat, i qëndron përsëri vetëm një pikë largë Fulhamit kryesues.