Talenti i Atalantës Dejan Kulusevski, por që është i huazuar tek Parma po kërkohet nga tre klube të njohura evropiane.

Inter, Juventus dhe Liverpool kanë hyrë në garë më njëra – tjetrën dhe po mbikqëyrin nga afër 19 vjeçarin.

Kulusevski ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë këtij sezoni, pasi me performancën e tij ka çuar Parmën në vendin e 8-të në Serie-A.

“La Gazzetta dello Sport” raporton se zikaltrit  janë përpara “bardhezinjve” në garën për të siguruar shërbimet e futbollistit, pasi trajneri Antonio Conte vazhdimisht ka kërkuar përforcime në repartin e mesfushës.

Image

Klubi do t’i shfrytëzojë paratë e mara nga shitja e Gabigolit – ose te Flamengo e ose te ndonjë klub tjetër, pasi edhe Crystal Palace dhe Ëest Hami raportohet se janë të interesuar – si dhe paratë e fituara nga kualifikimi eventual në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve për ta transferuar suedezin.

Ndërkohë, gazetari italian Nicolo Schira pretendon se edhe Liverpooli është interesuar për futbollistin dhe do t’i dërgojë disa skautë për ta mbikëqyrur Kulusevskin gjatë ndeshjes së Parmës kundër Milanit në San Siro.

La Gazzetta pretendon  se Parma ka kërkuar 40 milionë euro për Kulusevskin, i cili ka shënuar tri herë këtë sezon për klubin italian, ndërsa ka kontribuar edhe me pesë asiste.