Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENdeshja miqësore me Laçin, te Vllaznia ka mungesa në stërvitje

Ndeshja miqësore me Laçin, te Vllaznia ka mungesa në stërvitje

Vllaznia zhvilloi seancën e rradhës stërvitore ditën e djeshme në fushën sportive të Golemit. Shkodranët që sot do luajnë një ndeshje miqësore me Laçin, zhvilluan një seancë stërvitore që më shumë u përqendrua tek aspekti taktik. Por grupi kuqeblu nuk ishte totalisht i plotë.

Në stërvitje ditën e djeshme mungoi Esin Hakaj. Kapiteni qëndroi gjatë gjithë procesit stërvitor jashtë fushës duke ndjekur shokët e tij. Sipas stafit mjekësor të Vllaznisë për mbrojtësin e majtë nuk duhet alarmuar, por mungesa e tij dje ishte thjesht për të mos e rënduar futbollistin. Dhe me siguri ai do jetë shpejt pjesë e stërvitjeve.

Një tjetër lojtar që mungoi, por që kishte një dëmtim më shqetësues se Hakaj ishte Klejdi Paloka. Mbrojtësi shtarlart kishte parakrahun e fashuar dhe në këtë mënyrë duke mos u bërë pjesë e stërvitjes. Këta ishin lojtarët që munguan për shkak dëmtimi ndërsa pjesë e stërvitjes nuk ishte as Paulo Pjeshka.

Për mesfushorin nuk dihet nëse ka pasur një shqetësim apo ai po përgatit një largim nga Vllaznia. Ku me siguri mëngjërashi pritet të huazohet në një skuadër ku mund të marrë minuta. Ditën e sotme në orën 18:00, në stadiumin “Loro Boriçi”, Vllaznia do zhvillojë një miqësore me Laçin. Ndeshje që mund të tregojë shumë për formën që ka marrë skuadra për sezonin e ri.
Endri ÇINARI

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments