Prej shume vitesh luan ne nivele te larta. Fillimisht endrra e tyre ka qene per te kaluar ne 32 skuadrat me te mira te Europes, por tashme kjo gje eshte kthyer ne “rutine” sepse e kane realizuar tre here ne kater vitet e fundit.
Per kapitenin e Vllaznise Esmeralda Franja, tashme endrra eshte per te kaluar ne 16 me te mira e kontinentit dhe sivjet jane me prane se kurre. Nje deklarate te tille ajo e ka bere gjate konferences se sotme per shtyp kur eshte shprehur:
“Për ne është një ndeshje shumë e rëndësishme kjo e së mërkurës. E konsideroj një ndeshje historike sepse jemi shumë pranë kualifikimit në grupe dhe prandaj po e presim me shumë interes.
Në fillimet tona në këtë kompeticion ëndrra jonë ka qenë kualifikimi në 32 skuadrat më të mira të Europës por tashmë këtë e kemi bërë realitet tre herë dhe ëndrra aktuale të cilën po kërkojmë tani ta realizojmë është kualifikimi në 16 më të mirat e kontinentit.
Kundërshtarin nuk e njohim por mendoj se i gjithë ekipi do ketë shumë punë. Do të futemi në fushën e lojës për të dhënë më të mirën dhe për të kërkuar fitoren që në këtë ndeshje të parë, e cila do të na ndihmonte pastaj për kualifikimin”./SHKODRA-SPORT.COM/