Pas emërimit të argjentinasit Pitana për të drejtuar sfidën hapëse të Rusi 2018, atë mes vendasve dhe Arabisë Saudite, FIFA ka bërë të ditur sot edhe emrat e gjyqtarëve të cilët do të drejtojnë ndeshjet e të premtes, në ditën e dytë të sfidave të turneut.
Ajo që bie në sy është se supersfida e këtyre ndeshjeve, dueli i veçantë mes Spanjës me trajner të ri dhe Portugalisë së Kristiano Ronaldos, do të drejtohet nga një gjyqtar ai cili është akuzuar se ka ndihmuar Real Madrid këtë vit në Ligën e Kampioneve, italiani Xhanluka Roki.
Ky i fundit u bë objekt polemikash pas ndeshjes së parë të Real Madrid ndaj PSG-së, me parisienët që e akuzuan hapur për gjykim të njëanshëm italianin.
Ndërkohë,takimi mes Egjiptit dhe Uruguait do të drejtohet nga holandezi Bjorn Kuipers, ndërsa sfida mes Marokut dhe Iranit nga turku Çynejt Çakir. /vipsport/