HomeFUTBOLL - KATEGORIA E PARENdeshjet e Kupës së Shqipërisë nisin sot nga Lezha. Besëlidhja synon fitoren...

Ndeshjet e Kupës së Shqipërisë nisin sot nga Lezha. Besëlidhja synon fitoren me Apoloninë

Kupa e Shqipërisë do të vijojë aktivitetin e saj, pavarësisht se kampionati shqiptar është ndalur prej ndeshjeve të Kombëtares. Sot, do të luhet sfida e radhës për turin e parë të Kupës së Shqipërisë.

Në orën 15:00, në Lezhë do të zhvillohet përballja Besëlidhja – Apolonia e vlefshme për Grupin B. Ky takim ku pritet me interes për vetë pozitat në të cilën gjenden skuadrat.

Ndërkohë nesër do të luhen 8 ndeshje, kurse të mërkurën 6 taktimet e tjera. Kujtojmë që fierakët vijnë në këtë përballje pas largimit të trajnerit Klevis Dalipi që lajmëroi “divorcin” përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ne ndeshjet e neserme spikat edhe ajo Flamurtari- Vllaznia. Ndonese vlonjatet luajne ne kategorine e pare, ata jane shprehur ne media se kane pretendime ne kupe dhe per kete arsye, do te tentojne te fitojne dhe te kualifikohen ndaj shkodraneve.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments