Në historinë e klubit Vllaznia ka patur shumë futbollistë të cilët kanë lënë gjurmë me aktivizimin e tyre me fanellën kuqeblu për vite me rradhë.

Njëri prej tyre është pikërisht Zyhdi Basha, ish- futbollisti i Vllaznisë i cili sot e ka ditë feste. Ai ka lindur në Shkodër më 25 shtator 1946 dhe pra sot mbush 76″ vjeç.

Ka luajtur në vitet 1966-1976 si mbrojtës i djathtë me Vllazninë. Gjatë kësaj periudhe ka fituar dy tituj kampion në vitet 1972 dhe 1974 si dhe Kupën e Republikës në vitin 1972.

Padyshim që gjatë këtyre viteve të karrierës së tij sportive ka lënë gjurmë, duke marrë e përcjellë më pas traditën e shquar të familjes Basha nga vëllai më i madh Xhevdeti, e për ta pasuar tek më të vegjlit Lutfia, Vehbia, Besimi dhe për të përfundur tek i nipi- Çlirimi.

Gazeta “Shkodra Sport” me rastin e ditelindjes, i uron Zyhdi Bashes edhe 100 vite te tjera te lumtura bashke me familjen e tij.
Gjergj KOLA