Tuesday, January 27, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENdeshjet jashtë Shkodrës, Vllaznia duhet të thyejë një “tabu” kundër Bylis

Ndeshjet jashtë Shkodrës, Vllaznia duhet të thyejë një “tabu” kundër Bylis

Nga Endri ÇINARI

Pavarësisht se kryeson kampionatin në kuotën e 13 pikëve pas 6 javësh, duke shënuar 11 gola e duke pësuar 5 të tillë edhe Vllaznia ka shfaqur një pikë të dobët deri më tani në këtë edicion të Superiores. Kështu shkodranët nuk “dinë” të fitojnë larg “Loro Boriçit”, ku nga 13 pikët e grumbulluara, kuqeblutë kanë fituar 12 të tilla në shtëpinë e tyre falë fitoreve ndaj Egnatias, Partizanit, Vorës dhe Elbasanit. Teksa në dy duelet jashtë Shkodrës, skuadra ka marrë vetëm një pikë deri më tani.

Ekipi i Martinit ka humbur në shifrat 3-1 ndaj Dinamos në Elbasan, që momentalisht është edhe disfata e vetme e 9 herë kampionëve të vendit deri më tani. Po ashtu kuqeblutë kanë arritur një barazim me rezultatin 1-1 ndaj Teutës në Durrës.

Ku ndaj bregdetarëve u mendua se do ishte Vllaznia triumfatore, por një gol në sekondat e fundit i durrsakëve “ndau” pikët për dy ekipet. Kështu nga 5 golat e pësuar deri më tani në kampionat, Vllaznia 4 prej tyre i ka marrë në transfertë.

Duke treguar kështu se pika e “dobët” momentalisht e shkodranëve janë ndeshjet jashtë fushe. Diçka që tek Vllaznia duan t’a përmirësojnë që nga ndeshja e rradhës në kampionat që luhet në Ballsh ndaj Bylis.

Me skuadrën që do kërkojë fitoren, por edhe thyerjen e “akullit” për të arritur suksesin e parë jashtë fushe. E patjetër të vijojë në një ritëm fitoresh pas sukseseve ndaj Vorës në shifrat 2-0 dhe Elbasanit me rezultatin 1-0.(www.shkodrasport.con)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments