Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENdeshjet pa gol, por Balaj “ndizet” gjithmonë kundër Tiranës

Ndeshjet pa gol, por Balaj “ndizet” gjithmonë kundër Tiranës

Nga Endri ÇINARI

Pavarësisht se ka munguar në takimin me golin në 5 ndeshjet e fundit në kampionat, Bekim Balaj ngelet sërish golashënuesi më i mirë i Superiores. Ku shkodrani i Vllaznisë ka 7 gola në llogarinë e tij deri më tani në edicionin 2025-26, me Albanesen i cili ka shënuar 6 herë në Superiore dhe ndjek kapitenin kuqeblu. E pikërisht tek 34-vjeçari janë shpresat më të mëdha tek Vllaznia për të zgjidhur ndeshjen e rradhës, atë kundër Tiranës në kuadër të javës së 17-të të Superiores.

Por, jo vetëm shpresa dhe dëshira është që Balaj t’a zgjidhë këte ndeshje ndaj Tiranës, janë edhe statistikat ato që flasin në favor të ish-sulmuesit të kombëtares shqiptare. Kjo pasi që pas rikthimit të shtatlartit në kampionatin shqiptar në janarin e vitit 2023, Tirana ka qenë “preja” e preferuar e Balajt. Ku ndaj bardhebluve ka shënuar në vazhdimësi, duke u shndërruar kështu në një “makth” për bardheblutë nga kryeqyteti.

Kështu në 8 ndeshjet e fundit në kampionat ndaj Tiranës, Balaj ka arritur të shënojë plot 10 herë. Kështu në ndeshjen e fazës së dytë të edicionit 2023-24, Balaj ka shënuar kundër Tiranës në një fitore 0-1 të Vllaznisë. E po në të njëjtin edicion, por në fazën e tretë, sulmuesi ka gjetur dy herë rrjetën në një sukses të Vllaznisë me shifrat 3-1 ndaj Tiranës në “Loro Boriçi.” Tradita e shënimit të golave në klasike u vijua edhe në sezonin e shkuar, atë 2024-25 për Balajn.

Ku sulmuesi shënoi tre herë dopieta në portën e Tiranës në përballjet e edicionit të shkuar. Konkretisht në ndeshjet Vllaznia- Tirana (2-2) të fazës së parë në Shkodër, në ndeshjen Tirana-Vllaznia (3-4) e vlefshme për fazën e dytë dhe e zhvilluar në Lushnje dhe në duelin Vllaznia-Tirana (2-1), të fazës së tretë në Shkodër.

Po ashtu shtatlarti ka gjetur golin edhe në fazën e parë këtë edicion kundër Tiranës. Ku Vllaznia triumfoi 3-1 ndaj bardhebluve në javën e 8-të falë golave të Jagos, Balajt dhe Kastratit. Duke vërtetuar kështu se Tirana është një kundërshtar i preferuar për numrin “9-të”. Tek i cili do jenë sytë kryesorë të shtunën në “Air Albania” për të shikuar nëse Balaj do vijojë sërish të shënojë në portën e bardhebluve.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments