Nga Endri ÇINARI
Në përfundim të fazës së parë të kampionatit për edicionin 2025-26 në Superiore, ekipi i Vllaznisë ka një rekord absolut përsa i përket ndeshjeve të zhvilluara në shtëpi. Kështu shkodranët kanë luajtur 5 ndeshje në shtëpi deri në këtë moment të kampionatit dhe nuk kanë humbur asnjë pikë në duelet si pritëse. Kështu kuqeblutë kanë rekordin e plotë të pikëve në ndeshjet shtëpiake, duke grumbulluar 15 pikë nga 15 të mundshme në 5 takimet e zhvilluara.
Kështu 9 herë kampionët e vendit njohin vetëm fjalën fitore në “Loro Boriçi”, që është shndërruar në një “fortesë” të pakalueshme për kundështarët. Vllaznia në Shkodër ka fituar 2-0 ndaj Egnatias, 4-1 ndaj Partizanit, 2-0 ndaj Vorës, 1-0 ndaj Elbasanit dhe së fundmi 3-1 kundër Tiranës. Duke shënuar 12 gola në 5 ndeshje me një mesatare prej 37.5 minutash për gol në ndeshjet si vendase. E duke pësuar vetëm 2 gola brenda në shtëpi nga ekipet kundërshtare që kanë vizituar Shkodrën.
Edhe këto gola të pësuar kanë ardhur në triumfet bindëse 4-1 ndaj Partizanit dhe 3-1 ndaj Tiranës. Duke treguar kështu forcën e madhe të ekipit të Martinit në ndeshjet si pritëse. Ku tashmë në javën e fundit të të fazës së parë në kampionat, Vllaznia ka një rekord absolut.
Me Teutën që në kuotën e 11 pikëve dhe Elbasanin me 10 pikë të grumbulluar në ndeshjet shtëpiake që ndjekin kuqeblutë në këtë garë të veçantë. Ku momentalisht Vllaznia nuk ka rivalë përsa i përket ekipeve kundërshtare të Superiores.(www.shkodrasport.com)







