Fitorja e Vllaznise ndaj Tiranes e ka gezuar pa mase, por njekohesisht si tifoz i thekur i saj, ka edhe nje mesazh per futbollistet dhe stafin teknik: Te bejne kujdes ndaj skuadrave te ashtuquajtura te vogla, duke filluar nga kjo fundjave me Egnatian.

E kemi fjalen per regjisorin e mirenjohur Osman Mula. Gjate emisionit “Ora Sport” ai gjithsesi ka dhene mendimin e tij se skuadra shkodrane eshte ne rrugen e duhur per ta tentuar deri ne fund titullin kampion.

“Ishte një ndeshje interesante, e cila u vlerësua shumë nga Vllaznia. Fakti që pati edhe një pjesmarrje të madhe të tifozëve në stadium, e tregon më së miri rëndësinë e këtij ballafaqimi dhe respektin për të dy ekipet.

Ky mendoj se është kampionati më i vështirë për të gjykuar në këtë pikë të tij se kush del kampion ose kush del nga kategoria. Fakti që përmendim shpesh ekipet e Rrogozhinës dhe Shijakut, njëri prej të cilëve ka dy vjet në Superligë dhe tjetri një vit, të shkon mendja se Vllaznia do ta ketë më të lehtë ndaj tyre, por nuk po ndodh kështu dhe si rrjedhojë ka lënë shumë pikë ndaj tyre.

Nëse luan ndaj Kukësit, Teutës, Partizanit apo Tiranës, vërejmë një angazhim maksimal të Vllaznisë. Edhe ndaj Partizanit ajo ka një bilanc pozitiv. Partizani në fakt u kënaq se bëri një stadium të ri dhe shiti dy prej pikave të saj më të forta, por harroi se duhet kohë për t’i zëvendësuar dy prej pikave më të forta që largoi. Edhe Tirana është më e dobët se ka larguar lojtarët e saj më të mirë.

Dhe kur të tjerët shitën lojtarë, Vllaznia ka blerë nja sulmues si Balaj dhe ta marrësh këtë lojtar nuk është pak sepse e ke lojtar të kombëtares. Ndërkohë pas 3 muaj u rikthye Latifi, ke Hoxhajn, ke një mesfushë shumë të mirë me Boshnjakun, por edhe me Alivodën. Për të vazhduar me mbrojtjen ku dy lojtarë të saj, Gurishta e Hakaj u shpallën më të mirët e formacionit të vitit.

Ky ekip mendoj se e ka kapur ritmin, kerkon te beje nje partiture te mire dhe nga menyra si po e tenton, ka garanci për vazhdimësinë. Balaj nuk ka ardhur në Shkodër për t’u shpallur golashënuesi më i mirë i kampionatit. Ka ardhur për të ndihmuar Vllazninë të dalë kampion dhe po e bën më së miri punën e tij sepse në çdo ndeshje po e ndihmon shumë skuadrën me lojën e tij”- eshte shprehur Mula./SHKODRA-SPORT.COM/