Vllaznia ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen kundër Egnatias. Skuadra shkodrane është mjaft e “karikuar” pas fitores së fundit në shtëpi kundër Tiranës.

Edhe pse sot ditë feste për të dashuruarit, te Vllaznia nuk ka vend për justifikime. Por, të gjithë janë vënë në rresht për 1 para Mirel Josës duke dhënë maksimumin në këtë seancë të radhës.

“Pas një dite pushimi, ekipi i Vllaznisë i është rikthyer sot sërish procesit stërvitor duke nisur në këtë mënyrë edhe përgatitjet për ndeshjen e rradhës për kampionat, atë që do të luajnë ditën e dielë në transfertë ndaj Egnatias. N

ë rradhët e futbollistëve vërehet entuziasëm për të vijuar serinë e fitoreve, por stafi teknik u ka kërkuar të vijojnë punën e të qëndrojnë me këmbë në tokë… Forca”, shkruhej në faqen zyrtare të Vllaznisë.

Ndeshja Egnatia – Vllaznia është programuar të luhet të dielën në orën 13:00 në stadiumin e Rrogozhinës dhe është e vlefshme për javën e 22-të të “Abissnet Superiore”.