Kategoria e Parë ende nuk i ka dhënë të gjitha verdiktet për sezonin, duke qenë se do të duhen të luhen ndeshjet Play-Out për të përcaktuar kush do të qëndrojë dhe kush do të bie. Kështu, Flamurtari përballet me Tërbunin, sfidë që është vendosur të luhet më datë 6 qershor në orën 16:00, në Elbasan Arena.

Nga ana tjetër, Oriku përballet me Butrintin më datë 5 qershor në orën 16:00, në stadiumin e kryeqytetit, Selman Stermasi.

Ndërkohë, do të luhet edhe Play-Out për Kategorinë e Dytë, mes Memaliajt dhe Osumit më datë 5 qershor në orën 16:00, në stadiumin e Lushnjes, Roza Haxhiu. /VipSport/

Kategoria e Parë, Play-Out:

Oriku-Butrinti (5 qershor, ora 16:00, stadiumi “Selman Stërmasi”)

Flamurtari-Tërbuni (6 qershor, ora 16:00, stadiumi “Elbasan Arena”)

• Ekipet që fitojnë do të kenë të drejtën që të luajnë në Kategorinë e Parë në sezonin 2021-2022, ndërsa humbësit në Kategorinë e Dytë;

Kategoria e Dytë, Play-Out:

Memaliaj-Osumi (5 qershor, ora 16:00 në stadiumi “Roza Haxhiu”)

• Fituesi do të luajë në Kategorinë e Dytë në sezonin 2021- 2022, ndërsa humbësi në Kategorinë e Tretë;