Hajdutët hynë në shtëpinë e arbitrit Paolo Mazoleni javën e kaluar, duke vjedhur dy kompjuter, makinën e gruas dhe disa bilbila. Mazoleni arbitroi në ndeshjen midis Milanit dhe Juvenutusit të dielën në mbrëmje dhe në një nga vendimet e tij nxori jashtë loje Gonzalo Higuainin me dy kartona të verdhë.

Por vetëm dy ditë para ndeshjes shtëpia e Mazolenit u vodh sipas raportimeve nga “L’eco di Bergamo”. Sipas gazetës, kriminelët hynë në shtëpinë e tij në Alzano Lombardo dhe vodhën makinën e gruas, dy kompjuter, dy ora dhe bizhyteri. Ata morën gjithashtu edhe disa bilbila dhe fanella të arbitrimit.