Në Greqi nuk kanë dyshime, Andrea Ndoj ndihet më shumë grek se shqiptar.

Këtë gjë mbrojtësi ia ka pohuar edhe shokëve të skuadra e Olimpiakosit. Këto janë raportimet e fundit që vijnë nga mediat helene.

Siç raporton “FOS”, Ndoj, ka qenë i bindur në zgjedhjen e tij. 19-vjeçari ka injoruar përfundimisht interesimin e Kombëtares shqiptare, teksa tashmë pret vetëm ftesën e Greqisë.

Ky vendim ka ardhur pasi është rritur në vendin helen dhe atje ka hedhur hapat e parë si futbollist.

Gjithsesi mbetet të shihet në qoftë se mbrojtësi i Olimpiakosit do të jetë në listën e kombëtares greke, apo edhe Ndoj do të ketë të njëjtin fat të futbollistëve të tjerë që kanë refuzuar Shqipërinë.