Gazetari Pano Xhixho, foli në emisionin “Skaner” në MCN TV, për largimin e mundshëm të sulmuesit të Partizanit Xhuliano Skuka, drejt Francës, te skuadra e Metz.

Xhixho deklaroi se ende nuk është zyrtare marrëveshja, ndërsa shtoi se në zyrat e Partizanit ka ardhur një ofertë që nuk është parë ndonjëherë në Shqipëri.

Nuk di që të jetë zyrtare largimi i Skukës nga Partizani. Turbulencat e merkatos, e dimë që nëse nuk shikojmë foton me bluzën, nuk është zyrtare. Në informacionet që unë kam, në zyrat e Partizanit ka ardhur një ofertë që nuk është parë ndonjëherë në Shqipëri.

Është ofertë që nuk vjen nga lindja, por nga futbolli i perëndimit. Deri sa të shikojmë Skukën të prezantohet me fanellën e Metz, duhet të mësojmë edhe shifrën e operacionit.

Nuk është e vërtetë që presidenti Demi ka pranuar ofertën e Metz. Janë edhe disa procedura të tjera, që nuk janë zyrtarizuar. Shifrat që fliten në media, nuk janë të vërtetat, por janë shifra më të larta. Di që është një transfertë që nuk është bërë më parë këtu