Pep Guardiola është nxitur të largohet nga Manchester City dhe të ndjekë një sfidë të re, ndërsa shqetësimet rriten për rënien e fundit të formës së ekipit.

Ish-analisti i performancës, Carles Planchart, i cili punoi ngushtë me Guardiolën te Barcelona, Bayern Munich dhe City, beson se trajneri ka nevojë për këtë pas një sezoni të vështirë 2024/25.

“Është një vendim personal që ai do të duhet ta marrë. Mendoj se një projekt duhet të zgjasë pesë ose gjashtë vjet, jo më shumë. Por jo për të, për të gjithë. Më pas, duhet të rigjenerohesh”, ka thënë fillimisht Planchart për talkSPORT.

“Si mik, do t’i thosha të kërkonte një projekt të ri sepse ka ende shumë punë për të bërë”.

“Kjo është arsyeja pse ai ka qenë te City për kaq shumë vite: na kanë trajtuar si familje, na kanë lënë të punojmë sikur të ishim në shtëpi. Ai nuk ndihej kështu te Barca ose Bayern”.

“Ai është një fanatik i futbollit. Jeta e tij është në fushën e gjelbër, në bari. Ai është një gjeni, një krijues. Forca e tij më e madhe është mënyra se si e shpik futbollin”.

“Gjëja më e vështirë në këtë jetë është krijimi; pjesa tjetër prej nesh jemi imitues. Ai është numri një në këtë”, përfundoi bashkëpunëtori i Guardiolës. /Telegrafi/