...
HomeKRYESORENdizet shpresa për Juventusin, Pogba rikthehet në stërvitje

Ndizet shpresa për Juventusin, Pogba rikthehet në stërvitje

Një dritë në fund të tunelit është shfaqur për Paul Pogba, i cili është rikthyer në stërvitje me Juventusin.

29-vjeçari francez u rikthye te Zonja e Vjetër në verë pasi u largua nga Mançester Junajtid si transferim i lirë, duke nënshkruar një marrëveshje katërvjeçare me klubin, por planet e tij u prishën menjëherë pas një dëmtimi zhgënjyes në gju.

Pogba iu nënshtrua një operacioni në fillim të shtatorit dhe që atëherë ka mbetur jashtë fushës, duke e detyruar atë të humbasë Kupën e Botës në Katar.

Siç theksohet nga Calciomercato.com, Pogba ka filluar të vrapojë në fushë në qendrën stërvitore të Juventusit në Kontinasa, duke bërë një hap të vogël përpara teksa punon për t’u rikthyer në aksion.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.