Partizani i ka dhënë fund pritjes dhe është kthyer përsëri të fitojë derbin e kryeqytetit. Të kuqtë kamë mundur 1-0 Tiranën falë golit të shënuar nga Skuka në minutat e parë të sfidës,

Sfida ishte e vrullshme në startin e saj, pasi të kuqtë gjetën shpejt golin dhe ia dolën të mbanin larg bardheblutë nga porta e Alban Hoxhës. Rastet nuk munguan në vijimin e kësaj sfide e cila u ndërpre disa herë si pasojë e veprimeve të tifozëve, duke ulur paksa tempin.

Cara goditi traversën ndërsa detyroi edhe Bekajn që të bënte një pritje të shkëlqyer, ndërsa nga ana tjetër, Xhixha nuk ishte në ditën e tij më të mirë dhe nuk ia doli që të shqetësonte Hoxhën gjatë 90 minutave të sfidës.

Kështu, derbi u mbyll vetëm me atë gol të minutave të parë, duke kthyer Partizanin te sukseset në derbi pas 21 muajsh pritje.

TIRANA-PARTIZANI 0-1

4′ Skuka