Përfundon shumë shpejt aventura e Skerdi Bejzades në stolin e Erzenit. Tekniku është shkarkuar mbrëmjen e të hënës nga klubi shijakas, që duket se nuk e ka kapërdirë humbjen 3-0 në derbin ndaj Teutës, një ndeshje direkte për mbijetesën.

Bejzade mori drejtimin e Erzenit vetëm më 8 shkurt dhe drejtoi skuadrën për 5 ndeshje, duke marrë dy fitore, dy humbje dhe një barazim, teksa tashmë largohet duke lënë skuadrën sërish në zonën e rënies.

Ndërkohë mësohet se klubi shijakas pritet t’i besojë stolin Mirel Josës, trajner që deri në fundjavë ishte në stolin e Laçit.

Një detaj mjaft interesant është fakti që edhe te kurbinasit, pas largimit të Bejzades, në stol u ul Mirel Josa, i cili i merr vendin ish-sulmuesit edhe në pankinën e Erzenit.