Uendi Renard, futbollistja e Lionit, fitoi çmimin “The Best” nga FIFA, por për fat të keq atë e ka humbur së fundmi.wendie-renard-france-2019_dbhudh5oieju1o07rhf2gxjfi
Mbrojtësja franceze i ka kërkuar ndihmë fansave të saj në “Twitter”, teksa shprehet se e ka humbur atë në trenin me të cilin ajo po udhëtonte nga Parisi në Lion.
Në postimin e saj thuhet se ajo kishte harruar valixhen në tren, dhe aty ndodheshin dy trofe, por kur iu kthye valixhja pa që një i mungonte atz dhe ishte pikërisht ajo e FIFA “The Best”.
“Mirëmbrëma të gjithëve, të premten mora trenin Paris-Lion në 9.56 të mëngjesit (pa ndalesa) dhe mbërrita në 12 në stacionin Part-Dieu. Për fat të keq harrova një valixhe në të cilën kisha dy trofe (France Football dhe The Best). Unë e kuptova vetëm u ktheva në shtëpi, kështu që u nisa për në stacionin e trenit menjëherë.
Valixhja u kthye tek unë, por në të nuk ishte më çmimi ‘The Best’. Për pjesën time bëra atë që ishte e nevojshme. Por unë kam në stafin e hekurudhave franceze dhe të stacionit për të gjetur trofeun. Faleminderit.”, shkruan Renard në “Twitter.”