Ka ndodhur ne ndeshjen e para pak diteve te kampionatit te 17 vjeçareve te Superiores ne mes Akademise se Futbollit dhe Vllaznise, e cila u mbyll ne barazim 1-1. Per gati 20 minuta, ekipi kryeqytetas ka luajtur ne fushe me dy futbolliste qe kane mbajtur te njejtin numer ne fanelle!!!

Me rregullore mbase edhe nuk eshte gabim nese arbitri eshte ne gjendje t’i identifikoje futbollistet, por veshtire qe te kete patur kete aftesi ne nje kampionat 17 vjeçaresh ku lojtaret nuk jane shume te njohur.

Me siguri ka qene ndonje gabim i arbitrave te ndeshjes, te cilet nuk e kane vene re qe pas zevendesimit te bere, edhe lojtari qe ka hyre ne fushen e lojes te kete patur ne fanelle numrin 2, ashtu si nje tjeter qe ishte ne fushe.

E thame edhe me lart qe me rregullore, edhe mund te lejohet nje gje e tille nese ndodh qe gjate ndeshjes nje fanelle te gjakoset apo te griset dhe lojtari te jete i detyruar ta ndryshoje dhe ne pamundesi per te patur nje fanelle tjeter, e vesh ate me te njejtin numer qe e ka edhe dikush tjeter.

Megjithate me shume mundesi, kete here ka qene nje gabim i arbitrave qe nuk e kane vene re nje gje te tille ne momentin e zevendesimit apo dhe me pas gjate 20 minutave te fundit te kesaj ndeshje./SHKODRA-SPORT.COM/