Në ligat evropiane tash e sa vite është vendosur një standard se në finale të Superkupës të luajnë fituesi i kampionatit dhe i kupës.
Por, duke i ikur kësaj forme, Federata e Spanjës ka vendosur që këtë sezon të ftojë edhe dy skuadra tjera në fazën finale të Superkupës.
Barcelona si kampione e La Ligas, Valencia si fituese e Kupës së Mbretit, me Real Madrid dhe Atletico Madrid me renditje të mirë në kampionatin spanjoll, ishin katër skuadrat që do të kërkonin Superkupën e Spanjës.
Real Madrid në gjysmëfinalen e parë ka mposhtur Valencian (fituesen e Kupës) ndërsa Atletico Madrid në një ndeshje shumë interesante ka mposhtur Barcelonën (kampionen e La Ligas).
Në finale të Superkupës më 12 janar do të takohen Real Madrid dhe Atletico Madrid.
Kjo do të bëjë, që Superkupa të mos shkojë as te kampioni i ligës dhe as te ai i kupës, pra nje skuader qe nuk ka fituar asnjerin prej trofeve te futbollit spanjoll sezonin e kaluar. Diçka shumë e çuditshme.