Pistë e re për ish-trajnerin e Interit, Juventusit, Çelsit dhe kombëtares italiane, Antonio Konten.

Sipas asaj që shkruajnë mediat spanjolle “, Hoan Laporta nuk është i lumtur me trajnerin aktual të katalanasve, Ronald Kuman dhe po mendon menjëherë për pasuesin e tij. I preferuari është Ksavi Hernandez, por në listë është dhe Antonio Konte i cili ndodhet aktualisht pa skuadër, pas largimit nga Interi në majin e këtij viti.

Do të ishte një tjetër hap i madh në karrierë për teknikun puljez i cili do të duhej të ringrinte sërish Barcelonën pas paraqitjeve jashtë pritshmërisë së klubit, tifozëve dhe gjithashtu edhe të opinionit publik.